Historike! Finalet e Champions e Europa League flasin anglisht

Harrojeni Brexitin; Evropa e futbollit flet gjuhën angleze. për herë të parë në historinë e Ligës së kampioneve dhe Europa League, në finalet e këtyre kompeticioneve përballen skuadra të Premier Leagues angleze të cilat në këtë sezon dominuan në mënyrë absolute në Kontinentin e Vjetër.

Pas arritjeve të Liverpulit dhe Totenhemit kundër Barcelonës dhe Ajaksit në Ligën e Kampioneve, u takoi Celsit dhe Arsenalit që të arrinin në aktin e fundit të një turneu kontinental atë të Europa League duke kaluar Ajntrahtin dhe Valencian

Për futbollin anglez 2018/2019 do të jetë një sezon i vështirë për të mos thënë i pamundur për t’u harruar. Skuadrat e Premier Leagues treguan një forcë të admirueshme me Liverpoolin, Tottenhamin,. Celsin dhe Arsenalin si përfaqësues të këtij kampionati në fazat finale të dy kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit evropian dicka që nuk është parë kurrë më parë. tashmë nuk mbetet vecse të shohim dhe shijojmë spektaklin e këtyre skuadrave në kompeticonet e UEFA që për këtë vit nuk gabojmë nëse i përkufizojnë UEFA Premier League.

sfidanti.al