Juventus, sa të kushton Dagllas Kosta? Braziliani ka fituar rreth 10 mijë Euro në minutë

Sa i kushton Dagllas Kosta, Juventusit? është kjo pyetja që duket se po bëhet në ambientet bardhezi në lidhje me futbollistin brazilian, cilësitë e të cilit gjithsesi nuk vihen në diskutim. problemi me të është se këtë vit Dagllas Kosta për motive disiplinore dhe arsye dëmtimesh është aktuivizuar shumë pak. Më konkretisht, braziliani ka luajtur vetëm 626 minuta në Serie A dhe 160 minuta në Ligën e Kampioneve.

Nëse marrim parasysh pagën e tij prej 6 milionë Eurosh në sezon, mund të themi se ish futbollisti i Bajernit të Mynihut ka përfituar rreth 10 mijë Euro në minutë po të llogarisim vetëm kampionatin italian. Pas këtij sezoni jo pozitiv, Dagllas Kosta e sheh veten në listën e futbollistëve që duhet të përgatisin valixhet dhe të nisin kërkimet për një skuadër tjetër.

Juventusi në 2017 pagoi 48 milionë Euro për ta marrë atë nga Bajerni i Mynihut dhe nuk do të jetë aspak e lehtë për drejtuesit e klubit bardhezi që ta shesin me të njëjtin cmim pasi vlera e kartonit të Dagllas Kostës tashmë ka rënë ndjeshëm.

sfidanti.al