Duke nisur nga kjo e hënë, sezoni për Nejmar është përfundimisht i mbyllur. Ylli i Paris Sën Zhermenit e pagou shtrenjtë sulmin ndaj tifozit në përfundim të finales së Kupës së Francës ndaj Ren, pasi u ndëshkua me 3 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Franceze të Futbollit.
Klubi parizien dhe Nejmar e kanë apeluar këtë vendims ashru sikurse bënë edhe me dënimin që UEFA i dha futbollistit për fyerjet në rrjetet sociale në drejtim të arbitrave në ndeshjen me Mancester Junajtid
Gjithsesi ajo që ka rëndësi për Nejmar në këtë pikë është se 27 vjecari i shpëtoi një dënimi më të rëndë pasi sipas rregullores ekzistonte mundësia që ai të dënohej deri në 12 ndeshje pezullim nëse goditja që ai i dha tifozit do të interpretohej si një akt brutal të shoqëruar edhe me një certifikatë mjekësore. Në fak komisioni pranoi që futbollisti u provokua në momentin që po shkonte në tribunë.
sfidanti.al