Iniesta pa kufij, me Vissel Kobe fiton Superkupën e Japonisë dhe titullin e 37 në karriere

Andres Iniesta është në catinë  e Japonisë. Mesfushori I Vissel Kobe festoi fitoren e Superkupës Japoneze pas finales së fituar kundër Yokohama Marinos pas ekzekutimit të 11 metërshave. Për spanjollin bëhet titulli I 37 në kërrierën e tij të shkëlqyer.

Ishte kjo një fitore që erdhiu pas barazimit 3-3 të regjistruar pas kohës së rregullt dhe lotarisë së ekzekutimit të 11 metërshave. Iniesta shkoi në 37 tituj në karrierën e tij, 32 nga të cilat I ka fituar me Barcelonën, 1 Botëror me Spanjën dhe 2 evropianë po me Spanjën. Këtyre u shtohen edhe trofetë e fituar së fundmi në Japoni me Vissel Kobe, Kupën e Perandorit dhe Superkupën japoneze

Sfidanti.al