Organizimi i Kupës së Konfederatave dhe Botërorit vitit 2018 do të jetë i nivelit më të lartë të mundshëm. Presidenti i FIFA, Gianni Infantino e ka marrë garancinë nga vetë kreu i shtetit rus, Vladimir Putin gjatë jë takimi të kryer në qytetin Krasnodar. Rusia, që po përballet me sanskione të vendosura nga Perëndimi për shkak të konfliktit me Ukrainën, ka bërë të mundur lehtësimin në procedurën e dhënies së vizave për tifozët si dhe ka investuar miliarda dollarë në stadiume, hotele e infrastruktura të tjera. ‘Do të bëjmë gjithcka kemi në dorë për të mundësuar që ambientet, akomodimi, kushtet e stadiumeve dhe shërbimet për sportistët dhe tifozët të jenë në nivelet më të larta të mundshme-tha Putin në takimin me Infantinon. Infantino nga ana e tij deklaroi se shpreson që tifozët që do të ndjekin këto dy evenimente të jenë të shumtë pasi është edhe një mënyrë për të njohur më mirë Rusinë që është një vend i jashtëzakonshëm.
sfidanti.al