Ikardi I dashuruar me Parisin; por një klauzolë kontrate e kthen në Milano

‘Pas 5  muajsh në Paris mund të them se ndihem mirë. Erdha këtu me dëshirën e madhe për të tregiuar se cfarë di të bëh dhe për momentin gjërat po funksionojnë mjaft mirë-kjo është ajo që ka deklaruar Mauro Ikardi teksa përshkroi avenrutrën e deritanishme të tij te Paris Sën Zhermeni gjatë një interviste për kanalet zyrtare të klubit francez.

‘Në momentin që m’u dha mundësia për t’u aktivizuar fola me shokët e mi të skuadrës për t’u thënë se cfarë do të mund të bëja në fushë, se si do të mund t’I ndihmoja me lëvizjet e mia-vijoi Ikardi-që në fillim u pa një komunikim I mirë me tad he kjo ndihmoi në përshtatjen time të shpejtë me klubin’

Ikardi deri tani ka justifikuar gjithcka teksa ka mbi 10 gola të shënuar dhe kjo padyshim që e kënaq jashtë mase argjentinasin.

‘Shënimi I golit është dicka natyrale për mua-tha Ikardi-unë kërkoj që të gjendem gjithnjë në pozicionin më të mirë dhe të jem sa më I saktë që të jetë e mundur.Dhe kur më jepet mundësia për të shënuar duhet të jem I përqendruar dhe të vendos veten në modalitetin ‘killer’. Deri tani kam shënuar rreth 150 gola dhe të gjithë janë thuajse të ngjashëm dhe kjo është ajo që më karakterizon’.

Më pas Ikardi foli edhe për të ardhmen që duket se do të jetë franceze, edhe pse Leonardo e frenoi veten kur u pyet për blerjen e sulmuesit.

‘Erdha këtu për të ndihmuar skuadrën e për të fituar sa më shumë trofe-vijoi Ikardi-synimi I klubit dhe tifozëve është që të shohin Paris Sën Zhermenin të fitojë dhe unë po bëj cfarë mundem në fushë për të ndihmuar ekipin që të arrijë këtë objektiv’.

Dhe e gjithë kjo do të jetë të paktën deri në fund tëe sezonit pasi në vetë, Ikardi mund të kthehet në Milano. Ajo që e zbulon këtë është ‘Corriere Dello Sport’ sipas së cilës edhe nëse Paris Sën Zhermeni shfaq gatishmërinë për blerjen e kartonit të Ikardit, është futbollisti ai që do të vendosë pasi ka nënshkruar me parizienët një kontratë që ka një klauzolë që e lejon atë të refuzojë qëndrimin në Paris dhe të kthehet në Milano. Mbetet të kuptohet se nëse Ikardi kthehet te Interi do ta bëjë këtë thjesht për t’u nisur në drejtim të një destinacioni tjetër, ndoshta Juventus.

Sfidanti.al