Ibrahimovic-Suedi, sa polemika: Lojëra pa shije për të irrituar dikë

Vijojnë pa pushim polemikat mes Zlatan Ibrahimovic dhe përfaësueses suedeze të futbollit. Postimi në Twitter i sulmuesit të Milanit me fanelën e Suedisë të shoqëruar me frazën: ‘Sa kohë ka që nuk shihemi’ ka shkakuar një zhurmë të madhe që nuk ka ndërmend të shuhet.

Skuadra skandinave po përgatit 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve me Francën e sidomos Kroacinë, shumë të rëndësishme për Suedinë për të evituar rënien në Ligën B, por në grumbullimin e skuadrës së drejtuar nga trajneri Anderson flitet për një argument; Ibrahimovic

Postimi i disa ditëve më parë dukej si një shenjë e dëshirës së tij për t’u kthyer te përfaqësuesja e vendit të tij, por trajneri Janne Andersson e hodhi menjëherë poshtë këtë hipotezë.

‘Më thonë se ka një plan pas kësaj fotoje, por unë nuk e kuptok dhe nuk do të shpenzoj energji-tha Andersson. Dhe plani në fakt ekzistonte dhe ishte vetë Ibrahimovic që e zbuloi pas ndeshjes me Veronën: ‘E bëra për të irrituar dikë’

Misioni u përmbush sepse pas trajnerit ishte presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit, Karl-Erik Nilsson i cili në Goteborgs–Posten që foli për këtë postim pa harruar t’iu kthehet akuzave të bëra nga Ibrahimovic për Andersson që la në stol Kulusevskin në stol për ndeshjen me Francën(‘Këta janë persona jokompetente në vendet e gabuara që po mbysin futbollin suedez-shkruante Ibra në rrjetet sociale).

‘Nuk është i vetmi që interesohet për atë që po bëjmë-tha Nilsson-thuajse të gjithë në botë ka një opinion, po ashtu edhe ai. Por ëshyë e qartë se kur futbollisti ynë më i mirë i të gjitha kohërave thotë këto gjëra pa asnjë provë, është dicka shumë, shumë e shëmtuar. Dhe jam akoma më i zhgënjyer nga ajo cfarë bëri. Një lojë e shëmtuar për të irrituar dikë, nuk më pëlqeu’.

Sfidanti.al