Juve, tjetër problem për Pirlon; Rabiot dëmtohet me Kombëtaren

Juventus mori lajme jo të mira nga kombëtarja franceze. Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, Adrien Rabiot pati një problem muskular në stërvitje që e la  jashtë në ndeshjen miqësore ndaj Finlandës. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Rabiot por në orët në vazhdim do të vlerësohet gjendja e lojtarit me më shumë kujdes dhe do të jetë stafi ai që do të vendosë nëse lojtari do të kthehet në Torino apo jo.

Situata e futbollistit do të monitorohet edhe nga vetë Pirlo për të cilin krijohen probleme përsa i përket repartit të mesfushës, pasi përved Rabiot ka pësuar dëmtim edhe Aaron Ramsey, me trajnerin e Zonjës së Vjetër që rrezikon të bëjë pa dy elementë të rëndësishëm në ndeshjet pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve.

Sfidanti.al