Trajneri i skuadrës ku ai është drejtor, Tomas Tuheli, e ka thënë me zë të lartë dhe publikisht mendimin e tij. Paris SG ka nevojë për më shumë lojtarë, sidomos në këto kohë koronavirusi, dhe Leonardo më në fund është i detyruar të pranojë po publikisht se ka bërë gabime. Drejtori sportiv i parizienëve ka pohuar se largimi i lojtarëve si Edinson Kavani dhe Tiago Silva, aq më tepër me parametër zero, mund të konsiderohet një veprim i papjekur nga ana e tij, ndërsa ata janë në dy klube shumë të fortë të Premier Ligës si Mançester Junajtidi dhe Çelsi.
“Ishte momenti kur ne nuk mund t’u jepnim atyre financiarisht atë që kërkonin, – tha braziliani, – donim të mbështeteshim tek Markinjos dhe Kimpembe. Ishin vendime të vështirë, ndoshta mund të kemi gabuar”. Tiago Silva ka ndihmuar Çelsin të mos pësojë gol në 5 nga 7 ndeshjet në të cilat ka luajtur, ndërsa Kavani shënoi së fundmi në fitoren e Junajtidit në fushën e Evertonit. PSG ka pasur dëmtime dhe probleme koronavirusi dhe ka humbur 2 ndeshje në Champions e 2 në Ligën e Francës.
Sfidanti.al