Ibra, page e reduktuar, por jo shume; tani gjithcka varet nga Elliott

Shenjat ne rrjetet sociale jane te qarta; Ibrahimovic deshiron te vazhdoje te luaje dhe kete do qe ta beje te Milani. Pas udhetimit ne Montecarlo bashke me Donnarummen per te folur me Raiolen per te ardhmen e mundshme me fanelen kuqezi, pritet takimi vendimtat mes tij dhe drejtuesve te klubit, takim qe do te zhvillohet javen e ardhshme.

Sulmuesi suedez eshte gati te pranoje nje ulje te pages nga 6 milione Euro ne sezon ne ndoshta 5 milione, nje shifer kjo qe gjithsesi eshte e larte per standardet e Elliott. Por ne oret e fundit eshte shfaqur edhe nje ide tjeter, shperndarjen e pages prej 6 milione Eurosh ne dy sezone ne menyre qe Ibrahimovic te nenshkruaje nje kontrate 2 vjecare, nje opsion qe i pelqen futbollistit, por jo klubit qe nuk deshiron te rinovoje per me shume se nje vit me nje futbollist 38 vjecar. Pra gjithcka do te varet nga takimi mes Raiolas dhe drejtuesve te Milanit.

Sfidanti.al