MotoGP, Quartararo i pathyeshem ne Jerez, fiton edhe garen e dyte

Ne pritje te Marc Marquez, boterori i MotoGP i ketij viti ka nje padron te ri; Fabio Quartararo fitoi nje tjetre gare, Cmimin e Madh te Andaluzise, 1 jave pas suksesit te Cmimit te Madh te Spanjes,gara keto te zhvilluara ne Jerez de la Frontera. Piloti i Yamahes las pas Vinales dhe Rossin, keta pjese te skuadres zyrtatre M1 duke konfirmuar dominimin e kesaj marke ne kete fillim sezoni ne MotoGP.

Quartararo e nisi garen nga pole position dhe arriti ta fitoje ate duke lene pas ate qe do te kete shok skuadre sezonin e ardhshem, Vinales i zhgengjyer pak per kete rezultat, nderkohe qe nuk mund te rrinte pa festuar Rossi per vendin e trete ne podium, dicka qe i mungonte qe nga gara e Austin ne 2019. Dhe e gjithe kjo ndodhi ne mungese te Marc Marquez qe nuk ia doli dot te garoje pas operacionit te kryer ne krahun e djathte. Nuk shkoi me shume se vendi i 6, Andrea Dovizioso, nderkohe qe i vetmi pilot i Hondes zyrtare, Alex Marquez u rendit i 8.

Ne renditjen e pergjithshme pas 2 garave te para, Quartararo eshte ne krye me 50 pike, i ndjekur nga Vinales me 40 ne vendin e dyte dhe Dovizioso ne te tretin me 26 pike.

Sfidanti.al