Ibra më në fund e plasi: “Guardiola është pa karakter!”

Zllatan Ibrahimoviçi, sikurse duket, akoma nuk e ka kapërdirë qëndrimin e tij kohëshkurtër te Barcelona, duke e vazhduar, sot e kësaj dite, “luftën” me ish-trajnerin e saj, Pep Guardiola. Ibra e nisi mjaft mirë aventurën e tij te Barça, duke shënuar gol mbas goli, por, më pas, Guardiola i nguli atij një “gozhdë” të gjatë në stolin e rezervave, deri sa, në fund të sezonit, atë e shitën.

“Gjashtë muajt e parë ishin të shkëlqyer, por, më vonë, ai vendosi që ta ndryshoi sistemin e lojtës dhe, përgjithësisht, më injoroi mua. Pep Guardiola është një njeri pa karakter; njerëzit e rritur i zgjidhin problemet, duke biseduar njëri me tjetrin, kurse ai më shmangej mua në Barcelonë. Kur unë i afrohesha që të bisedoja me të, ai ikte me vrap! Unë hyja në dhomën e zhveshjes, kurse ai, sa më shihte, dilte menjëherë prej saj. Nuk mund të them se është njeri i keq, por, ama, mund të them se ai është një njeri pa karakter!”.

Ibrahimoviçi erdhi te Barcelona nga Interi, më 2009, dhe, mbas 29 ndeshjesh (16 gola) me të (Barcelonën), ai iu shit Milanit.

Sfidanti.al