Nejmari bën si i do qejfi në Paris Sen Zhermen!

Ylli nr.1 i PSZH-së kishte paralajmëruar se nuk do të luante në ndeshjen e Ligës së Kupës të Francës kundër Strasburgut, sepse do të shkonte në Brazil për “arsye familjare”, duke marrë edhe lejën përkatëse nga ky klub francez. Dhe, do të pyesni ju se cilat ishin këto “arsye familjare”? Doli se këto arsye ishin, më të vërtetë, marrmendëse. Të paktën, kështu bëjnë të ditur mediumet brazilianë, sipas të cilëve, Nejmari kishte ardhur në Brazil për ditëlindjen e të atit të një shoku të tij dhe për të shkuar, meqënëse ishte rasti, te dentisti!?

Duket qartë se ylli kryesor i PSZH-së merr absolutisht gjithçka që kërkon te ky klub. Ai, fillimisht, i kishte kërkuar klubit që të vendoste vetë se në cilat ndeshje ai mendonte se mund të luante dhe në cilat jo, ndërkohë që duket se ndeshjen e PSZH-së me Strasburgun ai e ka konsideruar të parëndësishme?

Sfidanti.al