I prefereuar nga të gjithë, “mjeshtri” i goditjeve të dënimit kalon tek Uest Hem

Pasi arritën të grumbullonin afro 155 milionë euro nga shitja e Deklan Rajs, Xhanluka Skamaka e Nikola Vlasiç, “çekanët” e Uest Ham tashmë kanë filluar të forcojnë ekipin në kuadër të sezonit të ri, teksa fillimisht arritën transferimin e mesfushorit të Ajax, Edson Alvarez për 40 milionë euro.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi mesditën e kësaj të mërkure, skuadra e Uest Ham ka arritur të sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit të Mançester Junajtid, Herri Meguajër dhe vetëm pak orë pas këtij të fundit është arritur akordin dhe me mesfushorin anglez, Xhejms Uard-Praus. Ish-kapiteni i Sauthempton ka qenë prej pothuajse gjithë merkatos së verës, një prej objektivave kryesorë të merkatos së “çekanëve” dhe këtë të mërkurë ka arritur akordin me “shenjtorët” për 35 milionë euro, ndërsa vetë 28-vjeçari do të përfitojë një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Ligës së Konferencës.

 

sfidanti.al