Xherard Pike nuk luajti ndaj Mursias në Kupën e Mbretit dhe qëndroi në pankinën e Barcelonës gjatë gjithë 90 minutave. Megjithatë ai mundi të tërheqë vëmendjen në stadiumin ‘La Nueva Condomina’, ashtu sikurse bëri edhe prifti Antonio Karpena të cilit qendërmbrojtësi i dhuroi edhe fanelën e tij me nr.3.
‘Iu afrova Pikesë përpara ndeshjes për ta përshëndetur dhe për t’i shfaqur mbështetjen time-tregon At Antonio Karpena-i dhashë zemër dhe i thashë se duhet të vazhdojë rrugën e tij pavarësisht fërshëllimave që ai dëgjon në fushat e futbollit dhe të tregojë që është një futbollist me vlera sic e ka bërë deri tani’.
At Antonio Karpena, që është një tifoz i flaktë i Real Mursias, përvec Pikesë, përshëndeti edhe futbollistë të tjerë të Barcelonës si Havier Maskeranon.
Sfidanti.al