Pastore në orbitën e Interit, zikaltrit mendojnë dhe për Zhoao Marion

Havier Pastore është  në orbitën e interit. Lajmi bëhet publik nga e përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’ sipas së cilës mesfushori argjentinas prtiet të dalë në merkato në sesionin e muajit janar nga ana e Paris Sën Zhermen. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, stafi teknik i skuadrës zikaltër e pëlqejnë shumë Pastoren I cili konsiderohet një element i rëndësishëm për përforcimin e saj.

Tashmë Pastore nuk është më në planet e trajnerit Emeri dhe Drejtori Sportiv i Paris Sën Zhermen, Antero Henrike duket se ka jnisur kërkimet për një destinacion tjetër për argjentinasin. Interi po vëzhgon me kujdes këtë situatë dhe nuk përjashtohet mundësia që zikaltrit në tratativat me klubin transalpin për Pastoren të përfshijnë edhe Zhoao Marion.

Sfidanti.al