Ines Tranokia, muza e Interit që pushtoi ‘Playboy Portugal’

Quhet Ines Trokia, është një ndër muzat e Interit dhe e ndjek këtë skuadër vazhdimisht. Këtë sezon Ines është jashtëmase entuziaste me skuadrën e saj të zemrës që i ka bërë një fillim mjaft të mirë atij dhe tashmë është në vendet e para të klasifikimit duke qenë krejtësisht në luftë për titullin kampion në Serinë A.

Por edhe vetë Ines po fluturon në karrierën e saj. Bukuroshja italiane ka pozuar për versionin portugez të ‘Playboy’ dhe ka rezultuar një sukses i vërtete. Një sukses që pason ato me revistat e tjera prestigjioze si ‘Maxim’, ‘FHM’, ‘Esquire’, GQ  e deri te ‘Sports Illustrated’.

Në punën e saj të fundit Ines, nëpërmjet fotografive të realizuara nga Ana Dias, ka pushtuar kopertinën dhe 16 faqe të brendshme të revistës së famshme ‘Playboy’

Sfidanti.al