Horhe Lorenzo e Mark Markez, jo vetëm motorë, tani sfidë në badminton

Ndalesa e radhës e botërorit të MotoGP do të jetë në Malajzi  dhe Horhe Lorenco e mark markea kanë gjetur një tjetër mënyrë për ta përgatitur atë. Pilotët e Dukatit dhe Hondës  që së bashku kanë 6 tituj Botërorë në kategorinë më të lartë të këtij kampionati vendosën të sfidojnë njëri-tjetrin në një tjetër lloj sporti, badminton.

Duket se të dy spanjollët u argëtuan gjatë kësaj ndeshjeje jo të zakontë për ta, ndërkohë që në kampionatin e MotoGP, janë në situata krejtësisht të ndryshme. Ndërsa Markez po marshon drejt titullit të katërt botëror për pilotë, Lorenco me Dukatin e tij këtë sezon është shfaqur në hije dhe ka mbetur prej kohësh jashtë cdo pretendimi në këtë aspekt.

Sfidanti.al