Mbrojtësi i majtë brazilian i Realit të Madridit, Marselo, gjatë sezonit të kaluar është kritikuar shpesh për mbipeshën e tij, gjë që është reflektuar edhe në lojën e tij.
Por, nën kërcënimin se do të mund të humbiste vendin e tij në formacionin e parë, Marselo e rriti mjaft dozën e stërvitjes dhe brenda një kohe të shkurtër ai humbi gjashtë kilogramë.
Para 10 ditësh, Reali i Madridit e vuri ne pikëpyetje të ardhmen e Marselos në klub, ndërkohë që i dha atij mundësinë që të zgjidhte mes dy opsioneve: ose të qëndronte rezervë ose të largohej për në ndonje klub tjetër. Ky ultimatum e detyroi Marselon që të punonte më shumë në stërvitje dhe ta bindte Zidanen se ai është akoma në gjëndje të luajë në formacionin e parë.
Sfidanti.al