Studimi financiar; NBA kampionati me shpenzimet më të larta për pagat e sportistëve

NBA është kampionati që ka shpenzimet më të larta përsa u përket pagës së sportistëve. Ky është përfundimi i arritur nga studimi Sporting Intelligence në lidhje me këtë aspekt të bilancit financiar. Sipas këtij studimi, Liga Amerikane e Basketbollit investon rreth 2.9 miliardë Euro ndërkohë që paga mesatare sezonale arrin në 6.6 milionë Euro.

NBA është kampionati që kryeson klasifikimin e 10 Ligave që shpenzojnë më shumë për paga lojtarësh ku figurojnë 5 kampionate futbolli, 1 bejzbolli MLB, NFL, NHL dhe 1 kampionat kriketi. Në këtë klasifikim është edhe kampionati spanjoll që është në vendin e gjashtë me rreth 1.2 miliardë Euro të shpenzuara për pagat e 475 futbollistëve që luajnë në të me një pagë mesatare prej rreth 2.5 milionë Eurosh në sezon.

Përsa i përket futbollit, dominuese në këtë pikë është Premier League me 1.8 miliardë Euro shpenzime për paga, ndërkohë që mesatarja e pagës është 3.3 milionë Euro në sezon

Në rang klubesh, ata që dominojnë në këtë aspekt sipas Sporting Intelligencë janë dy gjigandët spanjollë, barcelona e Real Madrid. Katalanasit kanë një pagë mesatare rreth 11.7 milionë Euro në sezon, ndërsa Los Blancos, 9.045 milionë Euro në sezon. barcelona dhe reali i madridit kryesojnë një klasifikim ku në dhjetëshen që shpenzojnë më shumë ka ekipe futbolli e të NBA si Oklahoma Siti Thandër, Golden Stejt Uorriors, Uashington Uizards, Toronto Raptors, Hjuston Rokets dhe Majemi Heat, që zënë vendet 3-8, ndërkohë që në të nëntin dhe të dhjetin janë Juventusi e Mancester Junajtid.

sfidanti.al