Mançester Junajtidi dhe Mançester Siti “bënë luftë” se cili nga ata do ta merrte qendërmbrojtësin mjaft të mirë të Lester Sitit, Hari Mekguajer, dhe në fund fitimtarë dolën “djajtë e kuq”, por tani dy javës mbas zyrtarizimit të transferimet doli se Siti dhe Guardiola që në fillim nuk kishin asnjë shans që ta sillnin futbollistin në fjalë në “Etihad”.
Gazetat angleze zbulojnë se mbrojtësi më i shtrenjtë momentalisht në botë (80 milionë sterlina) as që kishte ndërmend që të transferohej për te Siti kampion i Anglisë, sepse ai që i vogël kishte vetëm një ëndërr – të luante me Mançester Junajtidin.
Meguajeri refuzoi pagën javore prej 278 000 sterlinash që i ofroi atij Mançester Siti dhe pranoi të vijë në “Old Trafford”, ku ai do të marrë 190 000 sterlina në javë. Diferenca është 88 000 sterlina, por, nëse kihet parasysh se Meguajeri ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare, atëherë kjo shumë arrin deri në 21,2 milionë sterlina!
Sfidanti.al