Lampardi duhet t’u tregojë përvojën e tij, yjeve të Çelsit

Dalja nga tuneli aq i njohur për në fushë ishte një emocion me vete. Tifozët besnikë në “Stemford Brixh” nuk e kishin harruar dhe e përshëndetën me parullën e madhe “Mirësevjen në shtëpi Super Frenk”, dhe Lampardi, tashmë trajner, e pati një lot në cepin e syrit, dhe një shpresë se debutimi në shtëpi do të bëhej me fitore. Kjo nuk ndodhi, dhe në përfundim, Lampsi doli nga fusha kokëulur, me një mendim të fiksuar në kokë ndërsa Çelsi barazoi 1-1 me Leisterin.

“Duhet të jemi më të fortë, – ishin fjalët e tij pas ndeshjes, – duhet t’i menaxhojmë siç duhet ndeshjet. Ne jemi të shkëlqyer kur punët na ecin siç duhet, është kënaqësi të ndjekësh këtë skuadër, por duhet të mësohemi të përballojmë edhe momentet e vështira, pasi jemi në Premier Ligë dhe këto do të vijnë. Ne dimë të luajmë futboll, e kemi treguar, por na duhen pikët. Ky është një biznes i rezultateve”. Lampardit ndoshta do të duhet të shpenzojë “një natë dimri” ose edhe “vere” për t’u treguar yjeve të sotëm blu, përvojën e tij si yll i Çelsit të viteve 2004-2012.

Sfidanti.al