Historia; një refugjat në vilën e Gary Lineker

Ai ende nuk e di, por jeta e një refugjati do të ndryshojë në  mënyrë radikale. Ish futbollisti anglez, Gary Lineker do të presë një prej refugjatëve që kanë bërë kërkesë për azil nëpërmjet organizatës ‘Refugees at Home’ dhe do ta presë atë në vilën e tij në Surrey që ka një vlerë prej 4 milionë Paund.

‘Kam pasur lidhje me refugjatët në vitet e fundit-tha Gary Lineker-kam njihur dhjetëra refugjatë të rinj nëpërmkjet futbollit dhe janë të rinj që vlerësojnë cdo lloj ndihme që mund t’u japin. Jam i sigurt se do të jetë mirë. Fëmijët e mi janë rritur dhe kam shumë hapësirë, kështi që mund të jap ndihmën time të përkohshme, jam shumë i lumtur që e bëj këtë

Lineker është regjistruar si pritës i një refugjati prej 3 javësh dhe tani tregon se shumë shpejt do të ketë në shtëpinë e tij një prej tyre

‘Besoj se u detyrohemi shumë refugjatëve dhe shumica e personave janë nga prindër refugjatë në një moment të caktuar-tha Lineker-jam mësuar me djem të rinj në shtëpinë time, kam 4 djem mbi 20 vjec dhe jam i sigurt se do të sillet më mirë se fëmijët e mi të crregullt’.

Lineker tregon se Imazhet e Kanalit Anglez lanë gjurmë tek ai. ‘Pashë imazhet e asaj që po ndodhte-vijoi Lineker-të shohëh familje që vdesin m’u duk e patolerueshme, e trishtueshme. Imagjinoni sikur Londra të bombardohej dhe ne të detyroheshim të kërkonim një vend ku të shkonim dhe asnjë të mos na pranonte, asnjë të mos na donte dhe të gjithë të na urrenin’.

Sfidanti.al