Claire Williams do të largohet nga drejtimi i skuadrës së Formula 1 pas Cmimit të Madh të Italisë në Monza në Botërorin e Formula 1 që do të zhvillohet këtë fundjavë. Ishte vetë skuderia britanike që bëri të ditur lajmin. Kjo lëvizjë u bë për shkak të ndryshimit të pronësisë së Williams pasi ajo është blerë nga kompania amerikane e investimeve, Dorilton Capital që do të thotë se kjo familje do të shkëputet nga kjo skuadër pas 43 vitesh dhe rreth 750 garave
‘Mora vendimin për t’u larguar nga skuadra që t’i jap mundësi Dorilton një filim të ri si pronari i ri i skuadrës-tha Claire Ëilliams-nuk ishte një vendim i lehtë, por besoj se është i duhuri për të gjithë të punësuarit. Tani që e ardhmja e skuadrës është e siguruar, duket se është momenti i përshtatur për t’u larguar nga sporti’.
Skuderia Williams që u themelua nga Frank Williams fitoi 7 tituj botërorë për pilotë dhe 9 për konstruktorë që nga viti 1977 kur hyri në Formula 1. Titulli i fundit i fituar ishte ai i vitit 1997 nga Jacques Villeneuve. Në 2 sezonet e fundit Ëilliams preku fundit dhe në 2019 arriti të fitojë vetëm 1 pikë nga Robert Kubica.
Skuadra e Williams ka pasur shumë pilotë të mëdhenj në radhët e saj mes të cilëve edhe emra të tillë që kanë dalë disa herë kampionë bote si Alain Prost, Nelson Piquet dhe Ayrton Senna. Kampionët botërorë nga Britania, Nigel Mansell apo Damon Hill ndihmuan që skuderia Williams të fitojë popullaritet në vend. Williams ka fituar 114 gara e 128 pole position dhe është skuadra e tretë më jetëgjatë në Formula 1.
Sfidanti.al