Në prag të një prej përballjeve më të rëndësishme të përfaqësueses bardhekaltër, pikërisht asaj kundër Kolumbisë, në Argjentinë kanë shpërthyer kundër Higuainit. Pas humbjes me Brazilin, sulmuesi i Juventusit u vu në shinjestër të tifozëve, më së shumti për hir të kondicionit të tij fizik.
Veçanërisht në rrjetet sociale, qarkullon një karikaturë, ku në rreshtin e futbollistëve të përfaqësueses së Argjentinës është edhe numri 9, që i takon Higuain, me një bark që nuk mbulohet nga përmasat e fanelës. Duket qartë, që Gonzalo është cilësuar si nga përgjegjësit kryesorë të humbjes turpëruese ndaj Brazilit dhe ka shumë mundësi që kundër Kolumbisë ta fillojë ndeshjen nga pankina.