Valentino Rosi humbet përsëri mendjen dhe tani nuk do t’i mjaftojë as falja që ka kërkuar. Një tifoze spanjolle është goditur me shkelm nga piloti i Jamahas dhe kjo e fundit është hedhur në sulm: “Kam vendosur ta denoncoj, pasi veprimin e bëri me vetëdije dhe unë kam ende një hematomë”, tha për incidentin Ana Kabanijas, sipas një raportimi të Motociclismo.es.
“Në fillim mendova se ndoshta gjithçka ishte padashje, por kur pashë videon u binda që më goditi me qëllim, për të më dëmtuar. Kam ende shenjën në këmbë dhe nuk e pranoj faljen e tij”. Ndërkohë është e tepërt të thuhet që Ana është një tifoze e Markez: “Kemi diçka të përbashkët”, përfundon tifozja stanjolle.