Ajo që do të mbahet mend për një kohë të gjatë nga ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës, Rusi-2018, mes përfaqësueseve të Greqisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës, në Athinë, dhe që është diçka që, rrallë herë, mund të shihet në fushat e futbolli, është pamja në min. e 76-të, kur sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, e la, me të vërtetë, pa brekë, duke ia ulur poshtë ato, deri afër këpucëve, pjesëtarit të ekipit grek, Papastatopulos.
Ky moment erdhi, kur Xheko bëri faull dhe, më pas, vijoi edhe ky incident i vogël në fushë. Xheko dhe kundërshtari i tij që e goditi të parin, u nxorën me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes që përfundoi në barazim 1-1. Por, me e bukura vjen me tej, per boshnjaket ishte nje gjest krenarie, pasi komentuan: “Xheko te ngre koken dhe të ul brekët”.
Edhe para kësaj ndeshjeje, mes tifozëve të të dy vendeve ballkanike, pati disa incidente, gjatë të cilëve u plagosën tre tifozë boshnjakë. Duhet të theksohet se policia greke pati mjaft punë në stadium, pasi asaj iu desh që të ndërhynte në disa raste që të qetësonte tifozët e të dy vendeve.