Hazard driblon pa fund : Unë nuk e meritoj “Topin e artë”!

Eden Hazard ishte një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e fundit botëror në Rusi, ku ai luajti me përfaqësuesen e Belgjikës, por, megjithatë, ai thotë se nuk e meriton “Topin e artë”. Sipas Hazardit, ka disa lojtarë që e meritojnë para tij këtë trofe të rëndësishëm individual dhe se më shumë sesa të tjerët “Topin e artë” e meriton ta marrë Kilian Mbape.
“Unë nuk e kam qëllim më vete që ta fitoj ‘Topin e artë’. Për mua rendësi ka që të jem i kënaqur në fushë. Nëse një ditë unë do të arrij që ta fitoj këtë çmim, sigurisht që do të jetë mirë, por edhe nëse nuk do ta fitoj atë asnjëherë, nuk do të jetë ndonjë tragjedi e madhe”, deklaroi Hazard që, në fakt, më parë thoshte se këtë çmim e meritonte ta merrte Luka Modriç, por tani, sikurse duket, duke pasur parasysh formën jo aq të mirë të futbollistit kroat gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, ai ka ndërruar mendim.
Dhënia e “Topit të artë” është caktuar për më 3 dhjetor 2018.
Sfidanti.al