Murinjo lakmon Pelegrinin: italianët i dorezohen “floririt”!

Media italiane shkruan se tanimë është nënshkruar kontrata përkatëse mes futbollistit të talentuar italian, Lorenco Pelegrini, dhe Mançester Junajtidit dhe se pritet vetëm “amini” i klubit të tij të tanishëm. Roma, që është vendosur një pozicion, kur nuk ka se çfarë të bëjë. Junajtidi është gati që të paguajë për Pelegrinin 30 milionë euro, aq sa është klauzola e shitjes së këtij lojtari që luan në mesfushë.
Agjenti i lojtarit, Xhakomo Poçeto, ka qëndruar disa ditë në Londër, ku, sipas informacioneve, ai ka zhvilluar bisedime me krerët e Junajtidit, duke i siguruar një dyfishim të rrogës që Pelegrini merr në Romë dhe që është një milion euro në për sezon mbi bazën e një kontrate deri më 2022.
Roma, në fakt, mund t’i ofrojë një kontratë të re Pelegrimit, por jo atë rrogë që ai do të mund të marrë te Junajtidi. Këtë sezon Pelegrini është aktivizuar më shumë mbas shitjes së Naingolanit dhe Strotmanit, ai ka shënuar disa gola të bukur dhe ka dhënë asiste golash, megjithëse vetë Roma nuk po shkëlqën deri tani në këtë sezon.
Sfidanti.al