Meidumet angleze shkruajnë se trajneri i Arsenalit të Londrës, Unai Emeri, ka në plan që ta përforcojë ekipin e tij me futbollistin e njohur kolumbian, Hames Rodrigez. Pasi gazeta gjermane “Kicker” publikoi lajmin se Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend që ta blejë Rodrigezin nga Reali i Madridit, disa klube të mëdhenj kanë nisur garën që të sigurojnë shërbimet e këtij futbollisti kolumbian që, tani për tani, luan si i huazuar te Bajerni.
Mediumet angleze shkruan se trajneri Emeri do që ta marrë Rodrigezin me çdo çmim, duke konsideruar se ai ëshë një futbollist tamam për Arsenalin, ndërkohë që ai te Bajerni më shumë nuk luan sesa luan, qëkur në stolin e drejtimit të tij është ulur kroati Niko Kovaç.
Arsenali, sipas medias angleze, është gati të paguajë 90 milionë euro për futbollistin kolumbian, ndërkohë që për firmën e tij, sikurse thuhet, po garojnë edhe Juventusi, Mançester Junajtidi dhe Liverpuli.
Sfidanti.al