Ish-trajneri i Arsenalit Arsen Venger e pranon se ai ndodhet në një situatë që nuk i pëlqen aspak, sepse nuk po drejton asnjë klub, ndërkohë që ai nuk e ndjen veten si pensionist. Ky trajner francez u largua nga drejtimi i Arsenalit të Londrës mbas 22 vitesh dhe tani, megjithëse emri i tij është lidhur me shumë klube të njohur evropianë, ai vazhdon të mbetet “i papunë”. Vengeri nuk e fsheh se atij nuk i pëlqen kjo situatë, pasi kështu mund të thuhet se ai po i jep fund karrierës së tij si trajner.
“Njerëzit iu vënë juve kryqin, kur ju bëheni i vjetër, por unë akoma nuk e kam përfunduar karrierën, unë nuk jam pensionist, unë mund të thuhet se jam i zhgënjyer, sepse mua më mungojnë konkurrimet”, deklaroi Vengeri në “Beln Sports”.
Sidoqoftë, Vengeri tha se në fillim të vitit të ardhshëm ai do të anazhohet në ndonjë klub, por ai nuk do të jetë anglez.
Sfidanti.al