Hames Rodrigez bëhet ‘mollë sherri’ mes Juventusit e Napolit

Hames Rodrigez do të lërë Bajernin e Mynihut dhe do të kthehet te Reali i Madridit, por jo për të jetuar një aventurë të dytë me skuadrën e Zidan. Në fakt kolumbiani do të kthehet në muajin korrik për të mësuar destinacionin e tij të ardhshëm me lojtarin që pretendon të kalojë te një skuadër e nivelit të lartë.

Tashmë emri i Hames Rodrigez po përmendet gjithnjë e më shpesh në zërat e merkatos. përpara një jave u fol për një garë mes Mancester Junajtid, Liverpulit dhe Arsenalit për kolumbianin. Ndërsa në orët e fundit nga Italia vijnë lajme që flasin për interesin e Juventusit dhe Napolit

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Tuttosport’, dy skuadrat e para të Serisë A po e shohin me seriozitet mundësinë për të blerë kartonin e Hames Rodrigez, që tashmë është 27 vjec, për të cilin thuhet se Reali i Madridit do ta shesë për 70 milionë Euro. Klubi merenges po kërkon që të arkëtojë të ardhura për të bërë blerje ‘galaktike’ ku figuron emri i Eden hazard

Te Juventusi duket se do të kërkojnë të shfrytëzojnë praninë e Kristiano Ronaldos për të tunduar Hames Rodrigez, ndërsa te Napoli është Karlo Anceloti të cilit do t’i pëlqente të kishte kolumbianin nën urdhrat e tij. Për momentin, Hames është në Kolumbi me skuadrën e tij përfaqësuese për Copa America. Brenda datës 15 korrik, Bajerni i Mynihut do të duhet të komunikojë zyrtarisht vendimin nëse do të blejë apo jo përfundimisht kartonin e lojtarit.

sfidanti.al