Dihet prej kohësh lidhja mes Ajaksit të Amsterdamit dhe Barcelonës që i ka rrënjet qysh nga koha e Johan Krojfit. Një numër i madh futbollistësh të Ajaksit ka luajtur në “Kamp Nou”, ndërkohë që para dy dekadash gati afro gjysmën e Barcelonës e përbënin lojtarë holandezë.
Historia e lartpërmendur mund të përsëritet, pasi të dy klubet kanë rënë dakord që ta aplikojnë bashkëpunimin në të gjithë nivelet. Mefushori Frank de Jong tanimë e ka nënshkruar kontratën me klubin katalonjas, ndërkohë që një hap larg tij është edhe mbrojtësi Matijs de Ligt, por pjesëtar i Barcelonës do të mund të bëhet edhe argjentinasi i Ajaksit, Nikolas Taljafiko, që luan si mbrojtës i majtë, ashtu si edhe mbrojtësi i vetëm që ka tani Barcelona në këtë pozicion, Zhordi Alba.
Çmimi i Taljafikos që luan edhe me përfaqësuesen argjentinase, është vetëm 20 milionë euro që me siguri nuk përbën ndonjë problem të madh për klubin e Barcelonës.
Sfidanti.al