Në një interivstë në gazetën gjermane “Bild”, futbollisti i Juventusit, Emre Xhan, midis të tjerave, duke folur për përshtypjet e tij mbi transferimin e Kristiano Ronaldos te Juventusi, vuri në dukje se ai (Ronaldo) është njeriu më normal që ai ka njohur dhe se njerëzit do të habiteshin, po t’u jepej rasti ta njihnin atë, ndërkohë që në opinionin publik mbizotëron mendimi se ai është mendjemadh dhe kapricioz.
“Unë mund të them se Ronaldo është një njeri i urtë që qëndron me këmbë në tokë. Ai nuk sillet aspak si një yll i madh dhe kjo gjë më ka bërë mua një përshtypje të madhe. Ai është gjithnjë i pari që të përshëndet dhe thotë faleminderit për gjithçka. Ai nuk sillet mirë vetëm me lojtarët dhe trajnerët, por edhe më të gjithë të tjerët që kanë punë me të. Njerëzit habiten, kur e kuptojnë sesa normal është ai”, tha Emre Xhan.
Sfidanti.al