Barcelona do të jetë mikpritëse e ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Mançester Junajtidin dhe klubi katalonjas ndërkohë ka përcaktuar edhe çmimin e biletës për tifozët e Junajtidit që do të vijnë të ndjekin ndeshjen në “Kamp Nou” – 120 euro.
Në fakt, çmimi prej 120 eurosh është më i larti në histori për tifozët e Junajtidit, nëse kihen parasysh ndeshjet jofinale të konkurrimeve evropiane. Sa për krahasim, kur tifozët e Barcelonës do të vijnë që ta shohin ndeshjen e kthimit në “Old Trafford”, ata nuk do të paguajnë më shumë se 75 euro.
Sfidanti.al