Lëvizja feministe në botë ka një flamur të ri, Tejla Herris. Futbollistja 21 vjecare australiane, nëpërmjet profileve të saj në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram denoncoi komentet homofobe dhe maskiliste që iu bënë pasi ‘Seven Network’ publikoi një foto të thjeshtë ku ajo ishte duke luajtur futboll.
‘Seven Network’ duke parë valën e madhe të komenteve dhe seksiste që shkaktoi fotoja e publikuar, e hoqi atë, por ishte vetë Tejla që e ripublikoi në Twitter duke e shoqëruar edhe me një mesazh:
‘Ja ku e keni foton time teksa jam duke bërë punën time. Mendohuni përpara se të bëni komentet tuaja denigruese, kafshë-shkruante Herris në postimin e saj’.
Tejla Herris që aktivizohet te skuadra e Cartlonm Blue në Divizionin e parë në futbollin australian, e publikoi këtë foto që shkaktoi shumë polemika edhe në Instagram duke bërë ironi për mesazhet e ardhura në drejtim të saj.
‘Tendina ime është mirë, ndërsa komentet denigruese dhe seksiste jo-shkruante Tejla Herris.
sfidanti.al