Guardiola përgënjeshtron bisedimet me Juventusin

Pep Guardiola këmbëngul se nuk ka qenë kurrë në bisedime me Juventusin, por refuzon të fajësojë Massimiliano Allegrin për stilin e tij të lojës. Trajneri spanjoll ndodhet në Itali ku mori pjesë në një event në Cuneo, në rajonin e Piemontes iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Një prej tyre ishte për transferimin e tij të mundshëm te Juventus në vitin 2019 kur Zonja e Vjetër shkarkoi Massimiliano Allegrin dhe nëse ai do të kthehet ndonjëherë në Serie A si trajner.

“Juventusi dhe unë nuk kemi qenë kurrë në bisedime, por ushqimi është i shkëlqyer në Itali. Më pëlqen shumë Italia, vij shpesh këtu me pushime”, deklaroi Guardiola. Gjithsesim, gjatë një interviste me Sky Sport Italia në fillim të këtij viti, spanjolli përjashtoi një rikthim të mundshëm në Gadishull, ku ai kishte luajtur si futbollist për Brescia dhe Romën.

sfidanti.al