Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ndodhet në një situatë tepër të vështirë dhe rrezikon të humbas postin e tij pas skandaleve që e kanë kapluar.
Një vit më parë, kreu i FSHP-së deklaroi se Odisea Dhimo, vëllai i legjendës së shtangës Pirro Dhimës, ishte i përfshirë në dhënien e dopingut për sportisten Evagjelia Veli, në Greqi.
Veli u kap me doping vitin e kaluar, pasi fitoi medalje ari në Europianin e shtangës zhvilluar në vitin 2022 në Tiranë dhe është pezulluar nga Federata Botërore.
Që pas rikthimit të presidentit Gjoza në krye të federatës, rastet e dopingut kanë shpërthyer si kërpudhat pas shiut. Rasti i fundit ishte ai i Daniel Godellit.
Për t’u shfajësuar dhe hequr përgjegjësinë nga vetja Gjoza hodhin tezën që Evagjelia Veli, është dopuar nga Odisea Dhima.
Kjo deklarata shkaktoi tërmet në Greqi dhe veçanërisht në pshëngritjen botërore, pasi Pirro Dhima është zv.presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes.
Pirro Dhima ndihet i fyer nga deklarata e Gjozës dhe e ka hedhur në gjyq, pasi mendon se ai ka dashur për ta njollosur karrierën e tij.
Sipas “Sot.com.al”, gjyqi do të zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dhe Elez Gjoza rrezikon të ndëshkohet rëndë për deklaratën nëse nuk ka prova të implikimit minimalisht të vëllait të Pirro Dhimës.
Gjoza mund të përjashtohet përjetë nga çdo pozicion drejtimi në peshëngritje, pasi ka hedhur baltë për një prej sportistëve më të mëdhenj të historisë. Pirro Dhima konsiderohet si më i madhi i peshëngritjes botërore, me katër medalje olimpike.
“Unë nuk jam më thjesht Pirro Dhima, jam zëvendës presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Këtu nuk po më shan vetëm mua, por Federatën Botërore. I ndodhin gjithmonë gjërat me dopingun atij dhe e kam fajin unë, për çfarë e kam fajin unë? Do t’i shkoj deri në fund kësaj historie, kudo që kam mundësi, në Federatë Botërore, në Agjencinë e Antidopingut, do ta çojë edhe në një arbitrazh të Federatës Botërore, që është e pavarur, do të kërkoj që të mos jetë më president. Do të bëjë çfarë kam në dorë që të mos e lejoj më atë njeri të hapi gojën e të thotë gjëra si këto, jo vetëm për mua por për çdo njeri. Ai flet dhe nuk respekton as sportistët as askënd”, deklaroi një vit më parë Pirro Dhima.
Pirro Dhima u formua si sportist në Shqipëri dhe zgjodhi të përfaqësojë Greqinë pas vitit 1990. Nën flamurin grek mori medalje ari në Barcelonë 1992, medalje ari në Atlanta 1996, medalje ari në Sidnei 2000, dhe një medalje bronzi në Athinë 2004.