Guardiola: Nëse humbasim ndaj Liverpulit, e humbasim titullin

Suksesi në fushën e Bërnlit ishte nga ato që cilësohen pa shumë rraskapitje, dhe Mançester Siti tregoi se ka nerva të forta për të përballuar presionin pasi Liverpuli u ngjit për 2 orë në krye të Premier Ligë. Diferenca e dikurshme prej 14 pikësh në janar nuk ekziston më, dhe kampionët janë vetëm 1 pikë mbi të kuqtë e Jurgen Klopit, ndërsa javën që vjen, në 10 prill, do të kenë përballjen në stadiumin “Etihad”. Nëse Klopi thotë se “Liverpuli nuk është favorit, nuk ka fituar ende asgjë, por do të luftojë deri në fund”, kolegu i tij, Pep Guardiola, komenton se do të duhet përqëndrim maksimal. “Ka edhe 8 ndeshje deri në fund, janë 24 pikë, – tha katalanasi, – ne kemi folur për këtë, ne duhet të përballojmë presionin në çdo ndeshje. Nëse humbasim qoftë edhe një ndeshje, ne jemi jashtë. Gjithçka është kaq e thjeshtë”.

Sfidanti.al