Guardiola: Mentaliteti më i fortë pas eliminimit nga Totenhemi

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, thotë se ai është krenar për forcën mendore të ekipit që ai drejton, mbas fitores 0-1 kundër Barnlit në raundin e 36-të të Premier Ligës.
“Sigurisht që ne nuk e kemi të lehtë, po ashtu edhe Liverpuli nuk e ka të lehtë, por reagimi i futbollistëve të mi mbas eliminimit nga Totenhemi në Ligën e Kampioneve ishte i jashtëzakonshëm, ata e treguan veten se janë profesionistë të vërtetë. Tani, ne mentalitetin e kemi më të fortë, pavarësisht se na janë dëmtuar De Bryin dhe Fernandinjo që janë të rëndësishëm në formacionin tonë. Të vështirë e kemi ne, të vështirë e ka edhe Liverpuli. Ne kemi 92 pikë, kurse ai ka 91 pikë. Asnjë nga të dy ekipet ende nuk është kampion. E jashtëzakonshme”, deklaroi Guardiola.
Sfidanti.al