Futbollisti i Liverpulit, Virxhil van Dajk, u shpall lojtari më i mirë i vitit në Premier Ligë. Ai është “komandanti” 27-vjeçar i mbrojtjes më të mirë në Angli dhe pa të formacioni i Liverpulit është i paimagjinueshëm.
Faqja OPTA që merret me statistika futbolli, publikoi të dhëna që konfirmojnë sezonin fantastik të këtij futbollisti holandez:
-Asnjë lojtar kundërshtar nuk ka arritur ta driblojë Van Dajkun gjatë këtij sezoni, ndërkohë që duhet të kihet parasysh se ai ka luajtur në 45 ndeshje radhazi.
-Asnjë lojtar tjetër nuk ka luajtur më shumë ndeshje, në të cilat Liverpuli nuk ka pësuar gol.
-Gjatë këtij sezoni 292 lojtarë kanë hyrë në 100 ose më shumë duele me Van Dajkun dhe ai ka triumfuar në 77 për qind të tyre.
Van Dajku është lojtari i tetë i Liverpulit që shpallet lojtari më i mirë i vitit në Premier Ligë. Para tij, këtë çmim e kanë marrë:
Makdermot, Dallgllish, Rash, Barns, Xherard, Suarez dhe Salah.
Sfidanti.al