Guardiola iu përgjigjet Klopp e Mourinhos: Të më marrin në telefon t’ju shpjegoj vendimin e CAS

Manchester City do të mund të luajë në kompeticionet e UEFA pasi CAS ktheu dënimin e qeverisë së futbollit evropian për Citizens për thyerje të rregullit të Fair Play Financiare, por jo të gjithë ishin dakord me këtë dhe më kritikët ishin Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp. Por Pep Guardiola iu kundërpërgjigj menjëherë kolegëve të tij

‘Vendimi i 3 gjykatësve të pavarur është i qartë por që të dy ata e dinë numrin tim të telefonit, mund të më telefonojnë dhe ua shpjegoj. Si ta them; ishim të pastër-tha Guardiola-nëse duan të flasin jam këtu, nuk është aspak problem për mua. Por mendoj se nuk duhet të diskutojmë shumë sepse fraza ishte e qartë. Ka nga ata që shkruan se po gënjenim, apo po tradhëtonim, nuk ishte kështu. Ishim të pastër, si ta them’

Sfidanti.al