Jo vetëm Lionel Messi, tani është një tjetër peshë e rëndë e Barcelonës që shprehet personalisht dhe fton Lautaro Martinez në Katalonjë. ‘Është një futbollist i shkëlqyer-ishin fjalët e Luis Suarez në një intervistë për të përditshmen ‘Sport’-është në një moment kur po luan shumë mirë me Interin. Nuk është e lehtë të vish nga Argjentina në Itali dhe të tregosh cilësitë sic po e bën Lautaro, sidomos në një futboll të komplikuar sic është ai italian. Është I ri, nëse do të vijë në Barcelonë do ta ndihmojmë të ambientohet’.
Me fjalë të tjera, Suarez sheh nga e ardhmja dhe mendon sesi do të mund të ndihmojë argjentinasin nëse do të veshë më në fund fanelën blaugrana teksa konfirmoi se senatorët e Barcelonës e shohin me sy të mirë ardhjen e tij. ‘Do të përpiqemi ta ndihmojmë që të ndihet komod- shtoi Luis Suarez.
Sipas medias italiane, fjalët e uruguajanit janë shumë të rëndësishme sepse Lautaro mund të jetë futbollisti që do të marrë trashëgiminë e Suarez në aspektin taktik. Në të njëjtën kohë intervista e Luis Suarez tregon se si Barcelona ka ndërmend të ushtrojë presion te Interi edhe pas skadencës së klauzolës së Lautaros prej 111 milionë Euro. Sulmuesi i klubit zikaltër është objektivi i madh i Barcelonës dhe manovrat e këtij klubi tashmë janë shtuar.
Sfidanti.al