Guardiola i rekordeve, 12 kampionate të fituara në 15 vjet

Pep Guardiola nuk lodhet kurrë së bëri histori në futbollin botëror. Trajneri spanjoll fitoi këtë të diel një kampionat të katërt të paprecedentë në Premier League, duke e çuar Manchester Cityn në kuotën e 10 trofeve. “Qytetarët” kanë fituar gjashtë nga shtatë titujt e fundit të Premier League-s. Tashmë është bërë traditë dhe rekordi i Pep Guardiolës ka tendencë vetëm të rritet. Trajneri spanjoll arriti shifrën e 12 kampionateve të fituara, gjë që bëhet edhe më e pabesueshme kur kujtojmë se Guardiola ka vetëm 15 sezone që kur ka nisur karrierën e tij si trajner. Këto 12 kampionate përkthehen në 6 Premier League (Manchester City), 3 La Liga (Barcelona) dhe 3 Bundesliga (Bayern). Ecuria shumë e suksesshme e Guardiolës filloi në sezonin në të cilin ai bëri debutimin e tij në krye të skuadrës së Barcelonës. Pas fitimit të divizionit të dytë me Barcelonën B (2007/08), Guardiola e përsëriti këtë sukses në 2008/09, kur u promovua në ekipin e parë të Barçës. Guardiola me trofeun e La Ligës nga sezoni 2009/10. Vetëm në 2011/12 Guardiola e humbi titullin e La Ligës për herë të parë dhe ishte Real Madridi i José Mourinhos që festoi. Vitet e Guardiolës në Barcelonë rezultuan gjithashtu me 3 Superkupa, 2 Kupa të Mbretit, 2 Liga të Kampionëve, 3 Superkupa Evropiane dhe 3 Kupa të Botës për Klube.

sfidanti.al