Pasi kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të Barcelonës, Dani Alves u lirua më datë 25 mars të këtij viti pasi pagoi një shumë të majme për të mos e kryer pas hekurave dënimin me katër vite e gjysmë. Brazilianit, tashmë i liruar me kusht i duhet të qëndrojë në Barcelonë dhe çdo javë të paraqitet pranë gjykatës. Nga ana tjetër, ish-futbollisti i famshëm ka nisur edhe aktivitetet pas periudhës së vështirë teksa ka hapur një kompani me qendër në Barcelonë. Kjo kompani që mban emrin “”OQP Sport&Management”, me investim fillestar prej 30.000 eurosh do të përfaqësojë të drejtat e imazhit të atletëve në mbarë botën. Kjo nuk është iniciativa e parë në botën e biznesit nga Dani Alves duke qenë se ai ka themeluar edhe “Flashforëard Group”, një kompani që përfaqëson futbollistet femra.
sfidanti.al