Guardiola ‘harron’ Realin e Madridit: Juventus, Barcelona, Bajern ekipet më të mira të dekadës

Pep Guardiola vazhdon të thumbojë Realin e Madridit nga Mancesteri. Trajneri i Mancesteër Sitit që është gjithnjë i kujdesshëm në komentet e tij për rivalët, kur u pyet se cilët janë ekipet më të mira të dekadës së fundit, zgjodhi Juventusin, barcelonën dhe Bajernin duke ‘harruar’ Realin e Madridit. Arsyeja është e thjeshtë, katalanasi preferoi rregullaritetin e 3 skuadrave të sipërpërmendura kundrejt sukseseve të Los Blancos.

‘Kush janë skuadrat më të mira të dekadës së fundit? Juventus, Bajerni dhe Barcelona-tha Guardiola-sepse cdo vit fitojnë kampionatin e tyre, Kupën, cdo vit ato janë aty. Janë 3 skuadrat më të mira dhe ne duhet të imitojmë pikërisht ato jo ekipe të tjerë. Kur them se Bajern, Juventus e Barcelona janë më të mirët është sepse nuk ka rëndësi ajo cfarë ndodh; ato gjithmonë kthehen. Fitojnë 1 apo dy tituj, por vazhdueshmëria që kanë shfaqur në ndeshjet e luajtura cdo 3 ditë gjatë 11 muajve në këto 11 vjet, janë aspektet që admiroj. Kjo është ëndrra ime. Në cdo ndeshje të cdo turneu duhet të bëjmë këtë dhe deri tani po ia arrijmë qëllimit’.

sfidanti.al