Guardiola ‘blindon’ De Bryn; Ka klauzolë prej 250 milionë Euro.

Pep Guardiola dhe Mançester Siti nuk kanë ndërmend të privohen nga Kevin De Brynin dhe me shumë të drejtë. Mesfushori belg, sezonin e kaluar ishte një ndër protagonistër e kësaj skuadre në rrugën drejt titullit kampion të Premier League. Trajneri katalanas gjatë intervistës së tij në programin ‘Universo Valdano’, ndër të tjerat foli pikërisht edhe për situatën kontraktuale të tij duke bërë të ditur edhe disa të dhëna në lidhje me këtë cështje me futbollistin që në janar rinovoi me Citizens.

‘De Bryn është një djalë i jashtëzakonshëm-theksoi Guardiola në intervistën-ka një kontratë me Mançester Sitin, me klauzolë prej 250 milionë Euro. më vjen keq, por ai nuk është në shitje’.

Më qartë se kaq, 47 vjecari nuk mund të shprehej në lidhje me të ardhmen e De Bryn që duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishme

sfidanti.al