Murinjo sulmon sërish: Komentatorët televizivë, gënjeshtarë

Zhoze Murinjo tashmë duket se ka nisur një kryqëzatë me median. këtë radhë në shënjestrën e sulmeve të tij kanë përfunduar komentatorët televizivë dhe opinionet e tyre të dhëna gjatë programeve të ndryshme futbollistike. Edhe pse nuk e përmend emrin, sipas medias britanike, ai me të cilin e ka Murinjo është pikërisht Xhemi Karrager, ish futbollist i Liverpulit.

Gjtihcka lindi pas paraqitjes fantastike të Rashford në ndeshjet me përfaqësuesen angleze. në përfundim të ndeshjeve erdhi edhe vendimi: ‘Nëse Rashford dëshiron të jetë një prej futbollistëve më të mirë në botë, duhet të lërë Mançester Junajtid dhe të gjejë një skuadër tjetër ku të ketë më shumë hapësira’.

Një deklaratë kjo që nuk i pëlqeu aspak teknikut luzitan të Djajve të Kuq që u kundërpërgjigj në mënyrë të pamëshirshme.

‘Nëse nuk e ativizoj Rashford me Uatfordin do të kritikohem me forcë-tha Murinjo-ka p[ersona që janë të obsesionuar pas meje dhe Markusit dhe që janë genjeshtarë kompulsivë’.

Deklarata plot zemërim i Murinjos kundër atyre që i kundërvihen zgjati plot 5 minuta në monologjet tipike të portugezit kur ai vendos të hidhet në sulm. I përgatitur për cdo gje, 55 vjecari nuk ngurroi të publikojë statistikat e regjistruara nga Rashford gjatë kohës së tij si për të thënë se me të Marcus luan gjithmonë.

sfidanti.al