Dorëzohet edhe Premier League; në fundjavë ‘prova gjenerale’ me sistemin VAR

Duket se edhe Premier League do të dorëzohet përballë teknologjisë dhe do t;u bashkohet kampionateve në Gjermani, Itali, spanjë e Francë përsa i përket sistemit VAR ose i thënë ndryshe edhe moviola në fushë. Drejtuesit e kësaj Lige kanë vendosur që të testojnë këtë sistem në 5 ndeshje të kësaj fundjave, duke qenë se klubet kanë vendosur që të miratojnë përdorimin e tij sezonin e ardhshëm

Ndeshjet ku do të përdoret sistemi VAR do të jenë; Bërnmuth-Leister, Çelsi-Kardif, Hadërsfild-Kristal Palas, Mançester Siti-Fulham dhe Njukasëll-Arsenal. Sigurisht përdorimi i sistemit VAR do të jetë në formë eksperimentale pasi nuk do të ketë një lidhje mes sallës së videove dhe arbitrave në fushën e lojës kështu që nuk do të ndikojë në rezultatin e këtyre ndeshjeve.

Vendimi për të eksperimentuar me sistemin VAR në kampionat, ndërkohë që ai aplikohet në FA Cup dhe Kupën e Ligës, erdhi pas polemikave në ndeshjen mes Mançester Sitit dhe Ulverhemptonit ku Uilli Boli shënoi një gol me dorë që duhej anuluar duke bërë që kampionët e Anglisë të linin 2 pikë në këtë përballje.

sfidanti.al