Kriptovaluta në futboll; PSG ka ‘bitcoin-in’ e tij.

Kriptovaluta hyn në botën e futbollit dhe këtë e bën nëpërmjet Paris Sën Zhermenit. Klubi francez ka krijuar monedhën e saj virtuale, proces që erdhi pas një marrëveshje të arritur ditët e fundit me platformën ‘socios.com’. Kampionët e Francës bëjnë të ditur se kriptovaluta do t’u japë mundësi tifozëve të PSG që të jenë pjesë e vendimeve të klubit nëpërmjet sondazheve që do të bëhen në telefonat celularë. por jo vetëm kaq, atyre u rezervohen edhe privilegje të tjera si shpërblimet apo disa eksperienca, që sigurisht do të vijnë me kalimin e kohës.

të gjitha veprimet që do të kryhen, përfshi edhe ato komerciale, falë kësaj platforme do të jenë digitale, të sigurta e transparente. ‘Paris Zën Zhermeni është i vendosur që të shfrytëzojë shanset e ofruara nga kriptovalutat-tha drejtori i sektorit të Sponsorizimit të PSG, Mark Armstrong- kjo teknologji revolucionare do të ketë një impakt të rëndësishëm në strategjinë komerciale globale të klubit dhe në ndërveprimin me tifozët tanë’.

Edhe platforma ‘socios.com’ do të ketë përfitimet e saj nga kjo marrëveshje, pasi emri i saj do të promovohet nëpërmjet publiciteteve në stadiume, televizione e mediat sociale.

sfidanti.al